Genc Pollo:Sot BE ka folur hapur pse nuk u hapën negociatat

Genc Pollo:Sot BE ka folur hapur pse nuk u hapën negociatat

58
0
Shares

Genc Pollo e ka konsideruar refuzimin e sotëm të Edi Ramës ndaj kërkesës së Komisionerit për Zgjerim, Várhelyi, që ligji elektoral të mos devijonte nga normat europiane e të priste e respektonte Komisionin e Venecias, si një sinjalizim që atij nuk i intereson të jetë Shqipëria në BE.

Kjo sipas Pollos është bërë edhe më parë, por sot Rama po konfrontohet hapur me Brukselin ashtu si dhe Brukseli ka folur halur për Ramën.

“Që t’a dëgjojnë edhe ata që nuk kanë patur sy për të shikuar e veshë për të dëgjuar.
Se nuk është faji i shqiptarëve që Maqedonia e Veriut do të hapë e para negociatat duke u shkëputur nga Shqipëria. Nuk është faji i tyre që mund të ngecim vite të gjata mbas maqedonasve e të tjerëve në Ballkan.
Por është përgjegjësi e tyre që me të gjitha mjetet demokratike të largojnë gërmadhën që bllokon rrugën; gërmadhën që quhet Edi Rama. Ta largojnë duke dalë në rrugë dhe në 25 prill duke votuar në masë,” thotë Pollo.

Ai e mbyll fjalën e tij me një falënderim ndaj Komisionerit, eurodeputetëve e të tjerëve që na kanë ndihmuar duke folur qartë si kurrë më parë për të treguar edhe problemin edhe zgjidhjen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY