Afera me inceneratorët/Alibeaj:Administratorja e inceneratorëve shantazhoi me gjuhën e Ramës

Afera me inceneratorët/Alibeaj:Administratorja e inceneratorëve shantazhoi me gjuhën e Ramës

117
0
Shares

Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar reagimin i administratores së kompanisë së inceneratorëve, Stela Gugallja një shantazh më vete me fjalë të stilit “alla Rama”.

Ai shprehet që mafia me të cilën ajo punon sot e detyron të reagojë; por nesër do e hedhin para drejtësisë për të shpëtuar veten siç kanë bërë gjithmonë deri me tani. Megjithatë Alibeaj thotë që peshku i madh, Edi Rama, nuk do t’ia hedhë dot duke përdorur emrat e atyre që qendrojnë përpara mafias së plehrave.

Reagimi i Alibeaj vjen pas përgjigjes së administratores së kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha i cili tha që ajo është e vënë nën presion nga mafia.

Gugallja tha se Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetime të cilat në fund, janë mbyllur për mungesë provash.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY