YLLI MANJANI/ Me 6 anetare nuk eshte Gjykate Kushtetuese

YLLI MANJANI/ Me 6 anetare nuk eshte Gjykate Kushtetuese

54
0
Shares

Edhe njëherë, përkjekja për të na shitur si sukses të radhës krijimin e Gjykatës Kushtetuese me 6 anëtarë, është një vrimë në ujë.

Hiçgjë është!
Hi i hedhur syve të publikut është.

Gjykata me 6 gjykatës është e paplotë dhe eventualisht po aq JOFUNKSIONALE sa sot.

Ligjërisht që gjykata të marrë një vendim duhet që 5 gjykatës të jenë pro njërës prej alternativave, pranim ose rrëzim të kërkesës.

Përbërja prej 9 anëtarësh e mundëson në 100% të rasteve sigurimin e 5 votave për një vendim. Ligji nuk lejon asnjë alternativë tjetër për gjykatësit, përveç se të jenë pro ose kundër kërkesës. Pra nuk ka absetim.

Ndërsa në përbërjen e cunguar me 6 gjykatës, shancet që vendimmarrja të ndahet 3 me 3, ose edhe 4 me 2 janë të larta. Aq më tepër që 6 anëtarët që priten të zgjidhen, janë të preferuarit e Parlamentit (Edi Ramës) dhe Presidentit (Ilir Metës).

Pra me iluzionin se kemi gjykatë, kushdo mund të çojë kërkesë, por gjykata ska numra për të marrë një vendim.

Jo thjesht kohë e humbur, por pasiguri me të drejtën e pretenduar. Askush nuk e di çfarë ndodh pas këtij dështimi, nga gjykata.

As 4 vota nuk mjaftojnë për vendin. Duhen 5 sipas nenit 72.2 të ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Dhe 5 vota sigurohen plotësisht në përbërjen e plotë të gjykatës. Në përbërje të cunguar kjo nuk garantohet.

Ndërkohë ligji është i heshtur në këtë pikë. Pra çfarë ndodh me kërkesën që u gjykua nga gjykata me 6 anëtarë por nuk u bënë 5 vota as për ta pranuar e as për ta rrëzuar!!!

Ka praktikë të gjykatës së mëparshme, por ende jo të konsoliduar qartë. Kjo është pasiguria!

Pra ku jemi?
Hiç gjëkundi!

Ndaj Gjykata Kushtetuese quhet e ngritur vetëm kur të plotësohet me 9 anëtarë sipas Kushtetutës. Rikujtesë: 3 i zgjedh Parlamenti, 3 Presidenti, 3 Gjykata e Lartë.

Kjo e fundit mungon për vete…

Përfundimisht kush duartroket krijimin e një gjykate të cunguar është i verbuar nga hiri që i kanë hedhur syve.

Ky arsyetim vlen edhe për “hirin” e republikës së (super)ambasadorëve të akredituar këtu.

#thanksbutNOthanks

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY