Vrasja në Fier/ Alibeaj: Krimi mbretëron në një shoqëri të ngelur në...

Vrasja në Fier/ Alibeaj: Krimi mbretëron në një shoqëri të ngelur në pasiguri e në frikë

29
0
Shares

Sipas Enkelejd Alibeaj vrasja e qytetarit në Fier, në pikë të mëngjesit, është një këmbanë mortore që zgjoi qytetarët  për t’iu kujtuar se realiteti i krimit ka kapluar vendin e qeverisur nga Rama.

“Klithmat e tmerrit të bashkëshortes së viktimës janë muzika funebre që Rama iu ka ofruar shqiptarëve prej 7 vitesh!

Ajo është klithma që ka drithëruar prej vitesh një shoqëri të tërë të ngelur në pasiguri e në frikë. Është kërkesa për ndihmë ndaj shtetit, që kurrë nuk i erdhi.

E sot, më shumë se kurrë kur krimi mbretëron i pashqetësuar, kur jeta e njeriut është zhvlerësuar, kur ne vend të nevojës per punë, siguri, ekonomi, iu shfaqet fytyra e papërgjegjshmërisë së Rames, ndjejne se dufi i urrejtjes, zemërimit dhe nevojës per tu cliruar është zgjidhja e vetme!

25 prilli po afron! Tik-tak, tik-tak…” shprehet Alibeaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY