Pse 13 vjeçarja,Eva, qëndroi në kampin sirian. Detaje nga riatdhesimi

Pse 13 vjeçarja,Eva, qëndroi në kampin sirian. Detaje nga riatdhesimi

275
0
Shares

Riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi famëkeq i “Al Hol” në Siri  ka nisur, ndërkohë që një grup grash dhe fëmijësh kanë mbetur po atje.

Në Beirut mësohet të jenë sjellë nga kampi Al Hol në Siri Floresha Rasha, gruaja dhe fëmijët Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha, si edhe djali i familjes Dumani, Endri Dumani, ndërkohë që motra e tij Eva Dumani është ende atje.

Gazetari Juli Kasapi ka zbuluar detaje në lidhje me riatdhesimin e tyre.

Ai thotë që  Eva Dumani përcolli vetë vëllain e saj për t’u larguar, ndërsa ajo qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar e i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore dhe do e torturojnë.

Postimi i plotë: “I lumtur që një pjesë ndonëse e vogël e shqiptarëve të mbetur në Al-Hawl 4 fëmijë mes tyre dhe Endri Dumani shumë shpejt do rikthehen në shtëpi. Më vjen keq nga ana tjetër se si një vajzë si Eva Dumani por dhe fëmijët e 5 familjeve të tjera vijojnë të mbeten në atë ferr.

Më vjen keq se si Eva (Sara) siç njihet në kamp bëri gati vëllain e saj, i dha çantën blu me amanetet e Mentijes dhe e përcolli për të dalë jashtë. Vetë qëndroi sepse ka frikë, është mashtruar nga “ata që nuk duan” i kanë thënë se do e dërgojnë në jetimore, i kanë thënë se do e torturojnë. Shpresoj që shumë shpejt Eva Dumani, Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të mos fshihen më. Një falenderim i veçantë për Brunilda Koçollarin ndoshta askush nuk e njeh e cila nga brenda kampit Al-Haël ka ndihmuar të gjithë shqiptarët të gjithë , edhe ata që ekstremizmi e frika u ka mbuluar sytë.

Askush nuk e di Bruna që edhe pse ke 5 fëmijë, je e sëmurë, edhe pse dole nga kampi u riktheve të kërkosh për të tjerët por ata u fshehën. Mentije Dumani të kishte lënë një amanet dhe ti bëre aq sa munde për të gjithë. Lutem për ty të kthehesh sa më shpejt sepse ti je HEROINA e vërtetë për fëmijët dhe shtetin shqiptar që sigurisht do bëjë spektaklin e rradhës.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY