Homazh për vdekjen e 53 vjeçarit në QSUT/Këlliçi:Mund t’i ndodhë kujtdo prej...

Homazh për vdekjen e 53 vjeçarit në QSUT/Këlliçi:Mund t’i ndodhë kujtdo prej nesh

56
0
Shares

Të rinjtë e FRPD dhe studentë të mjekësisë kanë organizuar pasditen e sotme një protestë-homazh përballë kryeministrisë për vdekjen e 53-vjeçarit Lutfi Çekirit në QSUT.

Të rinjtë kanë ndezur qirinj për 53-vjeçarin, ndërsa Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor Demokratik, u shpreh se ajo që i ndodhi Çekirrit mund t’i ndodhë kujtdo.

Këlliçi tha që po të kishte pasur sado pak vëmendje nga autoritetet Lutfiu mund të kishte shpëtuar.

“Nëse nuk do ishte publikuar video-lajmi për ndarjen nga jeta të qytetarit pas sorollatjeve në spitale, stani i qeverisë do ishte i qetë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Jemi këtu sepse respektojmë jetën, sepse mendojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut mund të na ndodhë secili prej nesh. Pse ndodhi? Është çështje prioritetesh kjo punë. Kjo qeveri nuk e ka fare vëmendjen te ne.

Shpresojmë që ajo që i ndodhi Lutfiut nuk i ndodh Ramës, Ogertës se këta i hipin charterave e shkojnë në spitalet më të shtrenjta, kurse shëndetësinë e tyre falas na e lënë neve, qytetarëve të thjeshtë. Ne jemi 40 të rinj që ndezim qiri për një jetë të humbur që mund të ishte shpëtuar dhe rrethohemi me polici sikur kushedi çfarë po ndodh”, u shpreh ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY