Rama nderhyn ne debatin e Metes me mediat e Bolinos

Rama nderhyn ne debatin e Metes me mediat e Bolinos

174
0
Shares

Nderkohe qe mediat e Carlo Bolinos, nje kontraktor i qeverise, kane vijuar te publikojne te dhena reeth shtetesive qe jane dekretuar nga Presidentit Meta, dhe sipas tyre perbejne shkelje ligjore, ka nderhyre ne debat Kryeministri Rama.

Fillimisht ishte zedhenesi i kryeministrit për mediat Endri Fuga i cili akuzoi Metën se ka per shtetsine dhene nje futbollisti afrikan te Tiranes, ndërkohë që zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e cilësoi këtë si Fake Neës.

Me pas ka vijuar Kryeministri Rama i cili shkruan ne mediat sociale se ky sulm skandaloz tregon edhe një tjetër zhytje te presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit!

“Sulmi skandaloz i Ilir Metës mbi Alba Malltezin, bashkëshorten e Carlo Bollinos, është një tjetër zhytje e presidentit të republikës në bozën e vulgaritetit, brutalitetit,antishtetit! Çfarë dreqin do akoma nga Shqipëria ky njeri që ka marrë më shumë se kushdo në historinë e saj!

I vetmi faj i Alba Malltezit dhe Carlo Bollinos është se i shërbejnë publikut me kurajon e me profesionalizmin e tyre dhe Ilir Meta është i fundit shqiptar në planet që mund t’i kërkojë hesap kujtdoqoftë, jo më Albës e Carlos, për si i sigurojnë të ardhurat e tyre!Çfarë katandie!”, shkruan Rama.

Fill me pas ka reaguar zedhenesi i Presidentit, Tedi Blushi:

“O Buburrec Trendi, a janë anëtarë të “Rilindjes” z.Alfred Peza dhe z.Sadri Abazi?

A është z.Peza, Sekretar i PS për Mediat apo e ke shkarkuar?

A është z.Abazi deputet i PS apo e ke përjashtuar?

Nëse pyetjet dhe email e tyre ti i konsideron sulme dhe nëse të ka mbetur një fije morali: Shkarkoji urgjent nga detyrat që u ke ngarkuar dhe kërko falje publikisht!

Mos e mbaj Malavitën nën shantazh të dyfishtë!

Dhe as mos na ço më korrierët e tu, e di mirë ti se kush janë, për të na dhënë të tjera materiale demaskuese! Na mjaftojnë ato që kemi!

Rrit testimet për COVID-19 dhe jo PPP-të për oligarkët dhe veten tënde se po vdesin njerëzit rrugëve.

ILIR META është PRESIDENTI I POPULLIT dhe jo i oligarkëve, banditëve dhe shqiptarofobëve.

Sosi uji i gamiles tënde o Mister 1 Prilli!

KTHEHU URGJENT TE 5 QERSHORI, NDRYSHE ORA E PËRBALLJES PO AFRON!“, shkruan Blushi.
Me heret ai ka publikuar edhe faksimile te debateve te mehershme te Pezes dhe nje mesazh per Sadri Abazin nga autori i shkrimeve ndaj Metes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY