Spitali Covid-3 hapet të hënën. Si paraqitet situata në Covid-1 dhe 2

Spitali Covid-3 hapet të hënën. Si paraqitet situata në Covid-1 dhe 2

96
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rreth situatës në spitalet Covid-1 dhe Covid-2 pas rritjes së infektimeve në ditët e fundit.

Në raportin ditor të 24 orëve të fundit thuhet se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Një ditë më parë, u përfol se kapacitetet në spitalin Covid 1 dhe 2 janë drejt mbarimit, ndaj ditën e hënë do të hapet Covid 3 në godinën e ish-Kirurgjisë për të trajtuar pacientët e infektuar që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Situata në spitalin Infektiv në Tiranë duket se ka arritur pikën kulminante, pasi ditët e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të urgjencave dhe personave që kërkojnë trajtim.

Ditën e djeshme në spitalin Infektiv kishte 30 shtretër të lirë, ndërsa tek “Shefqet Ndoqi” 40, ndërsa prej kohësh mjekët janë duke punuar të sforcuar për përballimin e të gjitha rasteve.

Sot u regjistruan 302 infektime me COVID-19, ndërsa 4 persona humbën jetën. Numri total i jetëve të humbura që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 473.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY