2 vjetori i vdekjes së Kacifas/E ëma:Pse fshihni videon?

2 vjetori i vdekjes së Kacifas/E ëma:Pse fshihni videon?

40
0
Shares

Në fshatin Bularat të Gjirokastrës është kremtuar ditën e sotme 2 vjetori i vrasjes së ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas.

Kacifas është përkujtuar me një ceremoni private ku ishin të afërmit bashkë me bashkëfshatarët e tyre dhe përfaqësues të shoqatës “OMONIA” në Shqipëri.

Nëna e K0standinos Kacifas, Maria, shprehu ndaj mediave të pranishme shqetësim për zvarritjen e hetimeve nga prokuroria shqiptare.

“Kërkoj të shoh përballjen e djalit tim. Pse e fshehin videon? Pse nuk na e japin? Ai ishte një djalë trim në mbrojtje të asaj që besonte të kombit dhe etnisë sonë. Djali im, sado që të duan ata ta mbulojnë, është një yll në qiell që ndriçon gjithë helenizmin dhe gjithë Vorio Epirin. Nuk preku askënd djali im. Mund t’i kishte vrarë të gjithë, por falënderoj Zotin që nuk ka vrarë njeri. E ndiqnin 40-50 vetë, gjithë Renea. Çfarë bëri djali im? Ngriti flamurin? Flamuri na takon, doni apo s’doni ju. Jemi grekë dhe grekë do vdesim”, u shpreh ajo.

Familjarët e Kacifas kishin kërkuar që ceremonia të zhvillohej më 28 tetor, ditën kur ai u vra në përplasje të armatosur me forcat RENEA, por kërkesa u refuzua nga autoritetet shqiptare për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY