“Tirona”, Rama sulmon Meten per shtetesine e futbollistit, por eshte ne konflikt...

“Tirona”, Rama sulmon Meten per shtetesine e futbollistit, por eshte ne konflikt interesi

84
0
Shares

Presidenca ka reaguar serish ashper ne lidhje me akuzen e re te Kryeministrit Rama me lidhje me dhenien e shtetesise nga ana e Metes.

“Buburreci Trendi e pranoi më në fund se ai është frymëzuesi dhe autori i vetëm i sulmeve më të ndyra dhe antikombëtare kundër ekipit të KF Tirana, tifozëve të mrekullueshëm dhe komunitetit të nderuar autokton tironas, të cilësuar prej tij dhe portaleve të tij, si “terroristë”.

Urrejtjen tënde për Tironën dhe ngjyrat bardhë e blu nuk ka për të ta amnistuar kush, bashkë me zullumet e tjera të tuat, për të cilat sigurisht do përgjigjesh një ditë.

Sa për pastërtinë e figurës së futbollistit të Tironës, pengu i mafies së inceneratorëve, i kapur tashmë në flagrancë, bën mirë të pyesë në institucionin e sigurisë kombëtare, që nëse na jep leje jemi gati ta publikojmë ne se çfarë thotë për “terroristin” bardhë e blu! ORA E PËRBALLJES PO AFRON! Sosi uji i gamiles tënde Mister 1 Prilli”, postoi ne rrjetet sociale zedhenesi i Presidences, Tedi Blushi.

Pak me heret Rama postoi ne twitter lajmin se nje futbollist i Tiranes u pajis me pasaporte nga Meta edhe pse ishte ne ndjekje penale.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, poston Rama.

Vellai i Rames, Olsi eshte president i klinit Partizani, nje klub qe ka nje konkurence te forte me Tiranen. Derbe-t e tyre jane shnderruar shpesh edhe ne perplasje politike ne stadiume. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY