Serbi mbyll vajzën 2-vjeçare në makinë

Serbi mbyll vajzën 2-vjeçare në makinë

34
0
Shares

Një baba në Serbi ka lënë fëmijën 2-vjeçar të mbyllur në makinë për 3 orë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Novi Sad të Serbisë dhe dyshohet që gjatë kohës që fëmija ishte i mbyllur në makinë, i ati po luante lojëra fati në anën tjetër të rrugës.

Sipas mediave serbe policia ka arrestuar 45-vjeçarin me akuzën se ka kryer veprën penale të neglizhencës dhe abuzimit të një të mitur.

Zbulimi i vendit të vajzës është bërë i mundur në bashkëpunim me qytetarët. Rreth orës 22 të mbrëmjes vajza dy vjeçare u gjet e mbyllur në një makinë të parkuar.

Në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale, vajza iu kthye nënës së saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY