Pezullon shërbimet ambasada e SHBA në Turqi

Pezullon shërbimet ambasada e SHBA në Turqi

44
0
Shares

Ambasada amerikane në Turqi ka deklaruar që për një periudhë të pacaktuar do të pezullojë shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat në Turqi për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

“Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”, thuhet në njoftim.

Përfaqësia e SHBA-së në Turqi rekomandon nënshtetasit amerikanë të bëjnë kujdes maksimal në vendet ku mblidhen amerikanë dhe të huaj, në veçanti në zyra dhe qendra tregtare.

Ende nuk dihen detaje të mëtejshme që çuan në paralajmërimin dhe mbylljen e ambasadës e cila ka qenë objekt i një sulmi terrorist në vitin 2018.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY