Hije mbi eleminimin e Salianjit, reagon edhe Tritan Shehu per Komisionin qe...

Hije mbi eleminimin e Salianjit, reagon edhe Tritan Shehu per Komisionin qe e anoi

352
0
Shares

Ish deputetet Ervin Salianji dhe Tritan Shehu kane reaguar sot pasi Komisioni i Kualifikimit ne PD ka shtyre oer ta mundesine e kandidimit.

”Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.

Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet.
Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.

Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar
Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim.
Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji kete mbremje ne rrjete sociale.

Salianji ka qene anetar i forumeve kryesore ne PD qe prej vitit 2013. Me heret ka qene avokat i Qytetit ne Bashkine e Tiranes dhe ne 2017 u zgjodh deputet.

Salianji i perket nje grupi te vogel deputetesh te PD qe ka qene protoganist ne shume akte dhe levizje te forta te opozites tri vitet e fundit, sic ishte denoncimi i ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj. Ai u zgjodh edhe ne kryesine e PD por u largua me pas per ti liruar vendin grave ne kryesi. Eleminimi i tij nga Komisioni do te diskutohet per shkak se aktiviteti i tij vitet e fundit dallohej shume nga zyrtare te tjere te PD.

Me heret ka qene edhe Tritan Shehu qe ka shprehur pakenaqwsine e tij ne lidhje me skualifikimin nga Komisioni.

“Ne pergjigje te disa pyetjeve qe po me vine ne lidhje me hamendesi mediatike per nje mendim negativ ndaj meje te nje «komisioni», po rendis disa rreshta.
Se pari realisht nuk dua te komentoj mendimet qe mund te kene per mua individe te ndryshem, qofte dhe pjese e ndonje «komisioni», kjo do te me dukej e tepert, jo e nevojeshme dhe vleresuese.
Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:
1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter.
2-Ndersa vleresimi i vertete per mua ishte ai votim, qe beri se fundmi antaresia e PD se Gjirokastres, e cila ashtu sic me ka mbeshtetur ne keto vite me mbeshteti perseri me voten e saj te qarte. Ky vleresim eshte thelbesor jo vetem per mua, por dhe per PD, vecanerisht kur vjen nga ata njerez te tille te mencur, qe ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate», sic edhe ka ndodhur.”, deklaron Tritan Shehu.

Shehu ka gezuar nje numer postesh dhe detyrash te rendesishme ne PD dhe qeverite e saj. Ai ka qene kryetar i PD ne vitet 1994-1997, minister i Shendetesise, minister i Jashtem dhe zv/kryeminister. Ne vitin 2000 ai u largua nga PD per tu rikthyer me pas si deputet i saj ne Gjirokaster.
/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY