Genc Ruli vijon debatin me Berishen per listat

Genc Ruli vijon debatin me Berishen per listat

114
0
Shares

Ish minister ne disa qeveri te Berishes, Genc Ruli ka vijuar debatin dhe shpjegimet ne lidhje me perfshirjen e Berishes ne grupin parlamentar te PD.

Ruli u shpreh sot se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

“Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY