Shkrumbohet makina ne Vlore, mesohet pronari

Shkrumbohet makina ne Vlore, mesohet pronari

71
0
Shares

Një makinë mori flake gjatë natës në qytetin e Vlorës, pranë zonës së Ujit të Ftohtë.

Makina i përket një punonjësi të Ujësjellësit dhe zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, bene te ditur burime te policise se Vlores.

Makina është në pronësi të Olsi Kafazit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, raportoi korrespodenti i faxnews ne Vlore.

”Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë”, raportoi policia e Vlores.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Mjeti tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C është shkrumbuar plotësisht. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY