Basha: Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën. SPAK duhet të...

Basha: Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën. SPAK duhet të jetë transparent

22
0
Shares

Gjatë një bisede në Euronews Albania kreu I PD, Lulzim Basha tregoi se si kriza e pandemisë çoi tek afera mafioze e inceneratorëve.

Sipas Bashës Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë.

I pyetur rreth presionit të përditshëm që PD bën ndaj oraganeve të drejtësisë si SPAK kur ata nuk mund të përgjigjen publikisht Basha tha:

“Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e cdo insituticioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për diçka që sot rëndon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek incerneratorët Ilva. Nuk është se na u tek të filonim ne të merreshim me aferën e incerneratorëve. Për më shumë se tre javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike I kemi kërkuar qeverisë të marë masa. Kemi nxjerre një plan me pexsë pika. Ky paln natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë. Gjatë kohës që ne i kërkojmë qeverisë dhe ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin epunës rritet, numri ibizneseve që falimentiojnë rritet. Numri I bizneseve që falimentojnë rritet, cfarë shohim, shohim thesarin e shteti që javë për javë ka pagesa për koncesione korruptive ku bie në sy pagesa për të ashtëquajturit inceneratorët apo djegës të plehrave dhe kjo na ka sjellë në mënyrë të natyrshme te denoncimi I kësaj afere edhe para dy ditësh ndërkohë që përfaqësuesit tanë conin kallëzimin për inceneratorin e Elbasanit këta paguan 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për ti shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar sic po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë.”

Basha u shpreh që numri i ulët i testimeve për COVID-19 tregon që në vend që të bëhen testime, gjurmime dhe të ndërpritet zinxhiri i infeksionit, qeveria harxhon lekët për inceneratorët dhe ky është një veprim mafjoz.

Ndërsa lidhur me hetimin e nisur nga SPAK-u, ai tha që duhet të bëhet publike angazhimi j burimeve njerëzore, se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse e sa policë gjyqësorë pasi është një çështje me interes publik.

“Ku ka çështje me interes publikë, prokuroria gjithmonë ka bërë transparencë pa dëmtuar hetimet, ndërsa sot duke qenë se dhe ne kemi informacionet tona, pavarësisht kësaj përpjekje për të thënë që ne kemi regjistruar hetimin që më shqetëson sepse është një përpjekje për ti ikur përgjegjësisë, sot që flasim sipas informacioneve tona, ka vetëm një prokuror të ngarkuar me tre afera që I kushtojnë shqiptarëve 75 milion euro dhe vazhdojnë ti kushtojnë javë për javë dhe nuk ka asnjë veprim real hetimorë. Ky është shqetësimi ynë, sepse SPAK-u u ndërtua, u aprovua edhe me votat tona, jo për të mbrojtur, por për të ndëshkuar politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar dhe në këtë aferë sikundër në të gjitha aferat,” u shpreh Basha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY