‘Agimi i Artë’ organizatë kriminale, burgosen 39 anëtarë

‘Agimi i Artë’ organizatë kriminale, burgosen 39 anëtarë

58
0
Shares

U zhvillua ditën e sotme seanca gjyqësore nr.465 në të cilën u vendos dënimi me burg me mbi 13 vite për anëtarët e partisë naziste, e akuzuar si organizatë kriminale.

Pas vendimit të marrë nga gjykata midis të dënuarve me burg janë kryetari i partisë “Agimi i Artë” Nikos Michaloliakos, zëdhënësi i saj Elias Kasidiaris, dhe Ioannis Lagos, George Germenis, El.Panagiotaros, Artemi Mattheopoulos, Christos Pappas.

Të gjithë ata janë shpallur fajtorë për drejtimin e një organizate kriminale dhe janë dënuar me 13 vjet burg dhe 6 deri në 8 muaj burg, përveç Artemis Mattheopoulos i cili u dënua me 10 vjet burg.

Për sulmin ndaj peshkatarëve egjiptian do të futen në burg dhe D. Agriogiannis, Markos Eugenikos, të dy të dënuar me 7 vjet burg dhe Anastasios Pantazis, ish shefi i shtabit të Perama, i cili është dënuar me 10 vjet burg dhe 24 vjet burg.

Të dënuarit që po dërgohen në burg të akuzuar për  anëtarësimin në një organizatë kriminale janë: Nikolaos Apostolou (7 vjet burg), Antonis Gregos (6 vjet burg), Polyvios Zisimopoulos (6 vjet), Panagiotis Iliopoulos (7 vjet burg), Dionysios Liakopulos (7 vjet burg), Nikolaos Michos (6 vjet, atij iu dha lehtësimi), Konstantinos Barbarousis (6 vjet burg), Thomas Barekas (6 vjet e 2 muaj), Nikos Papavassiliou (B) Popori (7 vjet burg), Vassilios Siatounis (6 vjet), Christos Stergiopoulos        (6 vjet) dhe Athanasios Stratos (6 vjet) G. Tsakanikas.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY