U tha që vdiq nga COVID-19. Familjarët e 61 vjeçarit përgënjeshtrojnë lajmin

U tha që vdiq nga COVID-19. Familjarët e 61 vjeçarit përgënjeshtrojnë lajmin

126
0
Shares

Ministria e Shëndetësisë në njoftimin e ditës së sotme  tha se midis katër pacientëve që kanë ndërruar jetë 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 është edhe një 61-vjeçar nga Saranda.

Por miqtë e tij kanë reaguar duke përgënjeshtruar pretendimet e Ministrisë. Sipas tyre ai nuk kishte asnjë shenjë të Covidit kur u dërgua në spital.

Në një prononcim për Saranda Web ata thanë se 61-vjeçari vuante nga diabeti dhe bënte çdo ditë insulina. Ai u transportua drejt spitalit ditën e djeshme për shqetësimet nga diabeti.

Ende nuk dihet nëse janë marrë tamponat e familjarëve të 61-vjeçarit, të cilët me siguri duhet të kenë qenë në kontakt me të dhe sipas rregullave duhet të izolohen për të ndalur përhapjen e Covidit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY