Policia arreston atentatoret e biznesmenit Anton Dhima, 4 ne pranga

Policia arreston atentatoret e biznesmenit Anton Dhima, 4 ne pranga

393
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia” i cili beri te mundur arrestimin e atentatoreve te biznesmenit 51-vjeçar Anton Dhima në rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Operacioni u kryr nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Autorët jane me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe plagosje.

Në pranga rane edhe dy bashkëpunëtorët e autorëve, njëri prej tyre me precedent kriminal në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autorët do kryenin krimin, automjeti me të cilin u larguan, maskat e përdorura për të mos u identifikuar, rroba policie e prova të tjera që shërbyen për dokumentimin e ngjarjes.

Aksioni:
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi Anton Dhima i cili ka treguar se mbrëmjen e datës 15.10.2020, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy persona të maskuar dhe të armatosur e kanë ndjekur deri në hyrje në hyrje të pallatit, me qëllim për ta eliminuar atë, menjëherë kanë organizuar punën. ku u be e mundur sigurimi i provave që çuan në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Mbi bazën e provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Nr. 2 u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stuhia”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe prangosja e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht:

G. L., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë me 6 vite burgim, për vjedhje me armë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje me armë.

Po në kuadër të operacionit u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dhe dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje, shtetasit:

M. M., 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dënuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Nga veprimet e para hetimore dhe procedurale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, mjeti në pronësi te shtetasit A. H., që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes, veshjet e përdorura nga autorët, një shkop hekuri policie nga ato me hapje, një palë pranga, 6 telefona celular, rroba uniforme policie dhe kamuflazhi e prova të tjera materiale.

Reagimi i Anton Dhimes diten e atentatit 

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit ben qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY