Ministri Dendias nga Vunoi, heren tjeter do te vizitoje fshatin e gjysherve

Ministri Dendias nga Vunoi, heren tjeter do te vizitoje fshatin e gjysherve

131
0
Shares

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias eshte nga Vunoi, fshat i cili flet shqip ne Himare. Gjysherit e tij emigruan ne Greqi shume vite me pare.
Ai premtoi sot gjate takimit me përfaqësuesit e minoritetit grek se ne viziten e ardhshme do te shkoje edhe ne fshatin e origjines, prej ju eshte Kryeministri Rama ka te emen.

Gjate takimit me perfaqesues te minoritetit, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ngriti Dendiasit disa shqetësime me të cilat sipas tyre përballet minoriteti grek në Shqipëri, siç janë mbrojtja e pronës, arsimi, që sipas politikanit shqiptar duhet të marrin zgjidhje.

Në takim gjithashtu minoriteti kërkoi heqjen e kushtit për testin e covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës në Mavromati.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitën në Tiranë e mbylli me takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Në Tiranë ai takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY