Berisha, një analizë e thellë e vizitës së Dendias në Tiranë: Ra...

Berisha, një analizë e thellë e vizitës së Dendias në Tiranë: Ra maska!

132
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha ka bere nje analize te takimit te ministrit te Jashtem grek Dendias dhe Kryeministrit Rama ne Tirane duke e shikuar ate nga nje kendveshtrim tjeter prej komenteve qe ka pasur dje dhe sot ne lidhje me viziten e kryediplomatit grek ne Tirane.

Me poshte eshte analiza e Berishes:

Ra maska!
Edvin Kristaq Zografi Kapitulloi.
Ai firmosi dje protokollin e ri te Korfuzit per detin.
Ai u trajtua dje nga ministri i jashtem i Greqise, z Nikos Dendia si vasal i Sulltanit.

Miq, dje erdhi per nje vizite blic ne Tirane, Ministri i Jashtem i Greqise z Nikos Dendia.
Ne historine e marredhenieve bilaterale vizita e djeshme e z.Dendias eshte e para vizite e kapitullimit te lote e te hapur e mikpritesit para mysafirit ne Tirane.

Ne kete vizite z.Dendias i komunikoi Zografit Bis vendimin e qeverise se tij per te zgjeruar nga 6 ne 12 milje ujerat territorial te atdheut te tij helen dhe per te zvogluar ne proporcion si siperfaqe atdheun arbrore si dhe dergimin e çeshtjes se kufirit detar midis dy vendeve ne gjykaten nderkombetare.

Per kete vendim Edvin Kristaq Zografi nuk guxoi te shqiperoj qofte edhe nje fjale kunder. Ai nuk guxoi se paku te shprehej publikisht se ne jemi ne nje proces dhe ky eshte nje ndryshim i rregullave brenda ketij procesi dhe se Shqiperia nuk mund te pranoje.

Me heshtjen e tij tradhetare Edvin Kristaq Zografi firmosi dje humbjen nga Shqiperia te qendra kilometrave katrore siperfaqe detare por edhe hapesire ajrore dhe te depozitave gjigande prej triliona eurosh nafte dhe gazi qe studimet tregojne se gjenden ne ujerat e Jonit, te cilat ne raportin 6 dhe 12 milje ujra territoriale i perkisnin Shqiperise.

Tani ftoj çdo shqiptar ti shtroje pyetjen se humb apo fiton Shqiperia nga zgjerimi i ujerave territoriale nga Greqia nga 6 ne 12 milje.

Po pse Rama nuk guxoi te shqiperoje nje fjale kunder por te firmos me heshtje vendimin e qeverise se Greqise de facto protokollin e Korfuzit per detin.

Ai nuk guxoi per faktin e thjeshte sepse:
1-Ai eshte autori kryesor i rrezimit per llogari te pales se trete te marreveshjes se detit te vitit 2009 te firmosur nga qeverite te dy vendeve, ne te cilen Greqia i njihte vetes 6 milje ujera territoriale dhe Shqiperia 12 milje. Kete gje ia perplasi ne menyre poshteruese ne Athine publikisht ish ministria e jashtme e Greqise, zonja Dora Bakojanis.
2-Rama nuk guxoi sepse ai pasi erdhi ne pushtet, sic ka pohuar vet, nuk iu pergjigj kerkeses se kryeministrit te Greqise, Antonis Samara per te derguar ne Gjykaten e Hages çeshtjen e detit mbi bazen e marreveshjes se vitit 2009.

3- Rama me heshtjen e tij firmosi dje defacto projektin aktual te qeverise greke sepse ai ne menyren me jo serioze mashtroi autoritetet greke duke u angazhuar ne negociata per marreveshje te re dhe, pasi marreveshja e re u firmos nga negociatoret, ai e bllokoi ate duke akuzuar per bllokimin e saj Presidentin e Republikes dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Keto jane shkaqet qe e detyruan Ramen dje te heshte para vendimit te qeverise greke per te zgjeruar atdheun helen dhe zvogluar ne proporcion atdheun arbror, me te cilin Ramen e lidh vetem tradhetia e larte ndaj tij.

Ai e dinte mire dje se nje fjale te vetme kundershtuese po te shqiperonte kunder vendimit te qeverise greke, vunjoti Dendias me koke shqiptari do tja numeronte para mediave te gjitha qendrimet e tij antishqiptare qe ai ka mbajtur ne kete çeshtje.

Per te mbuluar sadopak kapitullimin e tij te plote para mysafirit, Rama u perpoq qe me shpuren e Arben dhe Karlo Malvites e Ymer Çorapes ta paraqese si nje sukses te tij vendimin e marre 10 vite me pare nga qeverite e te dy vendeve per te derguar ne Hage çeshtjen e Detit.

Kurse per zhurmuar sadopak tradherine e tij ndaj çeshtjes çame, per te cilen nuk guxoi te nxjerre nje fjale te vetme nga goja duke zgbere keshtu nje pune 30 vjeçare per kete çeshtje, ai arrestoi ne menyre kriminale udheheqesit e komunitetit çam dhe ish deputetet te PDIU duke deshmuar veten antiçam sa vet famziu Napolon Zerva.

Dje ne konferencen e shtypit, ministri i jashtem i Greqise z. Nikos Dendia, ne nje akt krejt te pazakonte por jo spontan, u ndal gjate ne denoncime e pse jo dhe kercenime diplomatike per Turqine saqe te dukej se konferenca e shtypit po mbahej ne Republiken e Qipros dhe jo ne Tirane.

Ky qendrim publik dhe i kalkuluar i zotit Dendias deshmon se:
a-ai e konsideron Ramen nje vasal te Erdoganit.
b-ai informoi shqiptaret se çeshtje kryesore ne takimin me Ramen kane qene marredheniet e Shqiperise me Turqine dhe me nentekst keto marredhenie e largojne kete vend nga BE.

Ndaj te gjithe kesaj ligjerate te pavend, i beri synet politik ne Top Kapi u mjaftua me nje ejvallah si per ti thene mysafirit se une edhe i pashprese vasal jam.

Duke perfunduar miq, mund tju them se Edvin Kristaq Zografi dhe narkoqeveria e tij perbejne nje rrezik madhor per interesat kombetare te shqiptareve. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY