Basha: Tre aferat korruptive me mbi 400 milion euro, vjedhja e shekullit

Basha: Tre aferat korruptive me mbi 400 milion euro, vjedhja e shekullit

49
0
Shares

Kreu i PD, Lukzim basha deklaroi sot se 3 aferat korruptive me mbi 400 milion euro janë vjedhja e shekullit ndërsa buxheti i vitit 2021, është më i papërgjegjshmi në 30 vite, tabloja më e qartë e dorës së Edi Ramës në xhepat e shqiptarëve. Vetëm imceneratorët do të marrin vitin e ardhshëm 20 milion euro ndërsa  120 milion euro në Buxhetin 2021 për PPP-të.

“Pagesat për konçesioneve korruptive sa 6-fishi i indeksimit të pensioneve. Kjo shumë do të mjaftonte për të zbatuar planin tonë me 5 pika. Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner; për aferën e inceneratorëve asnjë informacion. Mos hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë”, deklaroi Basha.

Sipas buxhetit të vitit 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro ndërkohë që gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz, deklaroi lideri i të djathtës.

“Në ditët e tij të fundit Rama planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve. Kjo aferë përball çdo shqiptar me nje bandë që vjedh në kohën e pandemisë. Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore. Afera qindra miliona euroshe nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës. Nuk do të censurohej informimi i qytetarëve, nuk do të pengohej hetimi i drejtësisë nëse pas kësaj afere nuk do të qëndronte Edi Rama”, deklaroi Basha.

Në vijimn ai tha se buxheti i 2021 është i pavlefshëm, akti i fundit i një qeverie pa legjitimitet. Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. “I bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes”, deklaroi kreu i PD-së./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY