Policia, procedim penal për Shpëtim Idrizin e Mesila Dodën

Policia, procedim penal për Shpëtim Idrizin e Mesila Dodën

52
0
Shares

Policia e Tiranes ka proceduar sot penalisht dy nga deejtuesit kryesore te PDIU, Shpetim Idrizin dhe Mesila Doden pas protestes se ashper per shkak te vizites se ministrit te Jashtem grek Dendias.

Nderkohe qe ka nisur procedimj pebale me akuzen e grumbullim dhe manifestim të paligjshëm per 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit. Ata akuzohen per veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

“Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse”, thuhet ne njoftimin e policise. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY