Meta, takim me Dendias: Per detin nje marreveshje e qendrueshme

Meta, takim me Dendias: Per detin nje marreveshje e qendrueshme

38
0
Shares

Presidenti Ilir Meta takoi sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene,  Nikos Dendias.

Ne nje njoftim te Presidentit ne rrjetet sociale Meta thekson se ka thene ne takim qe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi konsiderohet ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

“Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, transmeton Meta.

Zhvillova sot një takim të ngrohtë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, Sh.T.Z. Nikos…

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 20 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY