Dhunë në protestën përpara ministrisë së Jashtme, Dendias pritet me zemërim

Dhunë në protestën përpara ministrisë së Jashtme, Dendias pritet me zemërim

79
0
Shares

Mbështetës të PDIU, kryetari i saj Shpëtim Idrizi u përplasën sot me forcat e rendit, të cilët nuk i kanë lejuar të afrohen pranë portave të Ministrisë së Jashtme, ndërkohë që atje ka mbërritur ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Protesta e PDIU zhvillohet me moton: ‘“Mos prek Shqipërinë”,  “Mos harro Çamërinë”’

Më këtë tubim PDIU thekson se qëllimi i saj është për zgjidhjen e çështjen Çame, heqjen e ligjit të luftës si dhe për çështjen e detit.

Për PDIU 12 miljet detare shqiptare që kërkon të marrë në detin Jon, “Greqia i ka në Prevezë”.

“Do vazhdojmë të protestojmë dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve. S’mund të lejojmë që idjotët e dobishëm të Athinës në Shqipëri dhe eunukët që rrinë në zyrat e shtetit shqiptar të vazhdojnë me devizën e Greqisë dhe Serbisë. Çfarë është e atyre është e atyre, çfarë është e Shqipërisë është e diskutueshme. Boll më kjo s’mund të jetë më kështu”- tha Idrizi.

Shpëtim Idrizi njoftoi se policia ka shoqëruar në komisariatin 1 rreth 20 protestues çamë, të cilët morën pjesë në tubimin para Ministrisë së Jashtme.

Nderkaq protesta eshte spostuar drejt Kryeministrise ku edhe pritet te kete nje tjeter takim i ministrit Dendias. /DRONI.al/

“Mos prek Shqipërin딓Mos harro Çamërinë”Protesta e PDIU dhe Shoqatës “Çamëria” me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, për: Çështjen ÇameHeqjen e ligjit të luftës12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë

Publiée par Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet sur Mardi 20 octobre 2020

Akt i pa preçedentë

Qeveria Shqiptare nuk duhet të vazhdojë me kompleksin e Shën Naumit, apo të pranojë devizën e Greqisë dhe Serbisë që çfarë është e atyre është e atyre dhe çfarë është e jona është e diskutueshme.Deklarimi i njëanshëm i Greqisë për zgjerimin e ujrave territoriale në drejtim të Shqipërisë nga 6-12 milje detare është një akt i pa preçedentë që cënon drejtpërdrejtë sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë.Shqipëria me Greqinë duhet ta ketë të qartë që ne nuk kemi territor për të diskutuar me Greqinë, sepse boll territore na ka marrë siç është Çamëria që në vitin 1913.Qeveritë Shqiptare në vazhdimësi e sidomos kjo e fundit, po fshehin agjendën Shqiptare dhe po potencojnë atë greke.

Publiée par Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet sur Vendredi 4 septembre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY