Detaje te reja per atentatin ne Vlore, nipi i biznesmenit u paralajmerua

Detaje te reja per atentatin ne Vlore, nipi i biznesmenit u paralajmerua

164
0
Shares

Detaje të reja nga atentati që iu bë një të riu nga Vlora, Marjo Ferraj, 27 vjec.

Drejt Ferrajt u qëllua mbrëmë, teksa ishte duke dalë nga banesa.

Sapo është futur në makinë, një tjetër makinë i është afruar, dhe pa zbritur askush e ka qëlluar me pístoletë 2 herë.

Plùmbat kanë depërtuar në makinë, kanë zënë në xhamin e parë të makinës. Fatmirësisht asnjë plùmb nuk ka prekur të riun. Më pas makina e agresorëve është larguar me shpejtësi.

Dyshohet se atentayi ka qene ne fakt paralajmerin 27 vjecarin. Msohet se një nga pistat e pòlicisë është ajo e ndonjë borxhi të mundshëm dhe ajo e ndonjë kònflikti mes të rinjsh.

27 vjeçari është nipi i një biznesmeni në fushën e ndërtimit në qytetin bregdetar.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pístoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit .

Shërbimet e Pòlicisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi mbrëmjen e djeshme Policia e Vlorës./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY