Trump shkarkon Faucin:Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë

Trump shkarkon Faucin:Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë

50
0
Shares

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme Dr. Anthony Fauci, Kreun e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, një nga më të njohurit në botë lidhur me këshillat kundër koronavirusit.

Donald Trump është shprehur i zhgënjyer nga Fauci dhe u shpreh se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar për pandeminë globale që ka vrarë më shumë se 215 000 amerikanë e që Trump e konsideron si një “katastrofë” që ndodh një herë në “500 vjet”.

Duke iu referuar Faucit dhe zyrtarëve të tjerë të shëndetit Trump shprehet i gatshëm për të lëvizur nga katastrofa shëndetësore, edhe pse rastet janë në rritje dhe ekspertët paralajmërojnë se më e keqja mund të jetë duke ardhur.

Sipas Trump, nëse do të dëgjonte Faucim, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të kishin vdekur në Shtetet e Bashkuara.

“Njerëzit janë lodhur nga Covid. Unë kam tubime të mëdha,” tha Trump, gjatë një telefonate me stafin e fushatës. “Njerëzit janë duke thënë gjithçka. Thjesht na lini rehat. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe gjithë këta idiotë. Fauci është një djalë i mirë. Ai ka qenë këtu për 500 vjet”.

Fauci ka qenë drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i Task Forcës së Koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë.

Në të njëjtën kohë që Trump po bisedonte në telefon, Fauci po vlerësohej në “Akademinë Kombëtare të Mjekësisë” për ‘Udhëheqjen Shembullore’ gjatë një ceremonie virtuale.

Fauci tha se ai ishte i pa fjalë ndërsa mori vlerësimin.

Ai u shpreh “Kemi shumë sfida përpara nesh dhe nuk mund të mos mendoj se vërtet po kalojmë një kohë që është shqetësuese anti-shkencë në segmente të caktuara të shoqërisë sonë.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY