Sot paguhen 84 euro per 1 ton plehra nga 37 euro ne...

Sot paguhen 84 euro per 1 ton plehra nga 37 euro ne projektin e Bashes

126
0
Shares

“Sot në Tiranë për 1 tonë plehra paguhen 84.4 euro. 29 euro është vlera që paguhet nga kufiri i landfillit dhe brenda. Po që të shkojnë plehrat tek landiflli kush i mbledh? Kostoja  sa shkon? Që nga kazani i plehrave deri atje, kostoja totale shkon 84.4 euro”, u shpreh ne Opinion ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, duke llogaritur që në kohën kur kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte zoti Basha, kjo kosto totale do duhej të ishte 37 euro.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi i ftuar po ashtu ne emision, tha se për këtë çështje ka nisur një hetim ndërkombëtar.

“Për këtë çështje ka nisur hetim ndërkombëtar dhe shqiptarët shumë shpejt do mësojnë emër, atësi dhe mbiemër të personave që kanë gllabëruar paratë e shqiptarëve.  Ka partnerë ndërkombëtarë që janë duke hetuar ku po shkojnë paratë që vidhen në Shqipëri dhe përfundojnë në depozita offshore”, u shpreh Bardhi.

Ne vijim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i tij nëse ekziston inceneratori i Tiranës.

Bardhi tha se shteti paguan për shërbime që nuk kryhen pasi inceneratori i Tiranës dhe Fierit nuk ekzistojnë.

Nuk ekzistojnë inceneratorët çfarë shërbimi thua. Unë jap dorëheqjen nesër nëse ekziston inceneratori i Tiranës. Inceneratori i Tiranës nuk ekziston dhe as i Fierit. Bashkia  e Tiranës jep para për depozitimin e mbetjeve në landfilld dhe jep para për djegien e mbetjeve në incenerator. Në inceneratorin e Tiranës nuk është vendosur një tullë.”, tha Bardhi.

Kontratat konçesionare janë korruptive pasi janë lidhur me kompani në pronësi të një personi i cili sipas tyre nuk ka patur kapacitet të kryejë investimin e kërkuar, sipas PD.

Që një kontratë PPP të lidhet duhet që privati të ketë disa para për ti investuar, në momentin që nuk i ka dhe ja jep shteti atëherë nuk kemi PPP.”, tha ndër të tjera zyrtari i latte demokrat, Gazmend Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deklaroi se kompania fituese e konçesionit të inceneratorit ka patur një kapital vetëm 50 mijë euro për një investim të 23 milionë euro në inceneratorin e Elbasanit. DRONI,al & Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY