Nesër fillon kufizimi i lëvizjeve nga Dogana. Rrugët alternative për të hyrë...

Nesër fillon kufizimi i lëvizjeve nga Dogana. Rrugët alternative për të hyrë në Tiranë

124
0
Shares

Rebani Jaupaj, Drejtori i Policisë së Tiranës, ka njoftuar një plan për menaxhimin e trafikut për shmangien e dyndjes së rrethrrotullimit të Unazës së Re që për momentin  është në fazën e tretë të punimeve.

Ai u shpreh se plani do të përmbajë udhëzimin e drejtuesve të automjeteve që vijnë nga Durrësi për të përdorur rrugën e Ndroqit, si dhe nga Rrogozhina drejt rrugës së Elbasanit.

Jaupaj tha që do të lihet një korsi emergjence pasi duke marrë parasysh situatën e Covid-19, urgjencat mjekësore do të shpeshtohen.

“Ne do të bëjmë ndryshim të planit të veprimit të policisë. Do të shkojmë forcat e policisë. Bashkia do na vijë në ndihmë me korsinë e emergjencës. Do mbajmë një korsi emergjencash ndërsa pjesën tjetër do ta menaxhojmë në tre korsi hyrjen në Tiranë. Do të menaxhojmë këtë trafik dhe kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve. Rruga e Elbasanit do të na ndihmojë. I bëj thirrje drejtueseve të mjeteve që e kanë të domosdoshme të vijnë në Tiranë të gjejnë rrugë alternative.

Mund të aksesohet edhe rruga e Ndroqit. Qytetarët të eliminojnë lëvizjet e pa domosdoshme nga dogana. Të përdoret edhe rruga nga Rrogozhina deri në Elbasan për të ardhur nga Rruga e Elbasanit. Nesër fillon prishja e godinave të shpronësuara për t’i hapur rrugë rrugës së Treshit. Do krijohet rrethrrotullimi në zonën e Astirit”, tha Jaupaj.

Ministrja Belinda Balluku tha që punimet do të zgjasin 4 muaj, ndërsa shtoi se nga nesër do nisë puna për prishjen e objekteve ekzistuese dhe për ndërtimin e lotit të tretë.

Ajo tha “Kemi ardhur në kantierin e Shqiponjës pas na duhet t’i tregojmë qytetarëve të Tiranës se këtu punohet ditë e natë. Deri tani punimet kanë qenë nëntokë. Qytetarët shikojnë bllokimin dhe mendojnë se nuk po punohet. Nyja e Shqiponjës është mjaft e rëndësishme dhe me tre nivele që do të shpërndajë të gjithë trafikun.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY