LAJMI I FUNDIT/ Krisma ne lagjen Partizani ne Vlore, qellohet mbi 27...

LAJMI I FUNDIT/ Krisma ne lagjen Partizani ne Vlore, qellohet mbi 27 vjecarin

162
0
Shares

Nje person i tha policise se Vlores sonte se dikush tentoi ta vriste. Ngjarja besohet se ndodhi kete mbremje ne lagjen Partizani ne Vlore. 27 vjecari ka telefonuar policine ndersa kjo e fundit ka reaguar menjehere duke rrethuar zonen.

“Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rasit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës”, njofton policia e Vlores. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY