Ja çdo të ndodhë me 129 pasagjerët e bllokuar në Rinas

Ja çdo të ndodhë me 129 pasagjerët e bllokuar në Rinas

147
0
Shares

Tirana International Airport ka reaguar për bllokimin e pasagjerëve qe presin te udhetojne me avionin e kompanisë Wizz Air, që prej orës 13:40.

Njoftimi thotë që fluturimi drejt Italisë është anuluar për arsye teknike dhe se pasagjerët janë në sallën e tranzitit duke pritur një tjetër avion që po vjen nga Shkupi për marrë pasagjerët e për t’i dërguar në Itali.

“Në vëmendje të pasagjerëve të kompanisë Wizz Air që udhëtojnë nga Tirana në Venezia. Njoftojmë pasagjerët dhe familjarët e tyre, se fluturimi i kompanisë Wizz Air me destinacion Venezia parashikohet të kryhet sonte në ora 20.50

Për arsye teknike, fluturimi i parë është anulluar dhe një avion tjetër i Wizz Air është në nisje nga Shkupi për në aeroportin e Tiranës, për t’i transportuar pasagjerët më tej, në Venezia.

Aktualisht 129 pasagjerët janë në sallën e tranzitit, me trajtimin nga kompania ajrore sipas procedurave të vonesave në fluturim. Për çdo informacion, kontaktoni ju lutem Call Center +35542381800. Siguria e jetës është e para.  Ju falenderojmë për bashkëpunimin dhe durimin”  thuhet në njoftim.

Më herët njëri prej pasagjerëve Hetem Avdyli u shpreh në një prononcim për Abcnews.al se askush nuk e vret mendjen për atë që po ndodh, ndërsa janë ngjitur me njëri tjetrin dhe nuk po respektohen aspak masat anti-covid.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY