Gjendet i vdekur në hotel nipi i ish-deputetit demokrat

Gjendet i vdekur në hotel nipi i ish-deputetit demokrat

260
0
Shares

Eugert Shqalshi, 31 vjeçari me origjinë nga Mirdita, ka ndërruar jetë të hënën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupi i pajetë i të riut është gjetur në hotelin ku ai punonte, ndërkohë që mbeten ende mister shkaqet e vdekjes së tij.

Pritet që autopsia të zbulojë shkakun e vdekjes së parakohshme të 31 vjeçarit.

Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi.

“Ndjejmë një trishtim të madh që ne njoftojmë për vdekjen e Eugerti Shqalshit, i cili iku papritmas nga kjo botë. Ne jemi të shkatërruar dhe nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen dhe ankthin që po përjetojnë familja dhe miqtë e tij tani”, shprehen familjarët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY