Turqia dhe Greqia serish ne tension, anija turke shume afer ujerave greke

Turqia dhe Greqia serish ne tension, anija turke shume afer ujerave greke

59
0
Shares

Anija turke “Oruc Reis” lundroi vetëm 18 milje detare në juglindje të Kastelorizo, asnjëherë më afër brigjeve greke se kaq më parë, që nga nisja e tensioneve, shkruajne mediat greke.

Lundrimi i anijes turke të kërkimit ngre pikëpyetje në lidhje me rrjedhën e flotës turke dhe qëllimin e Ankarasë për të dërguar “Oruc Reis” edhe më afër Kastelorizo” shkruan Protothema.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare greke është duke monitoruar minutë pas minute lëvizjen e “Oruc Reis” në zonën e shelfit kontinental. Por Turqia thotë se anija kërkimore mund të arrijë deri në një distancë prej 6.5 milje nga Kastellorizo.

Kjo sipas Turqise do te thote se Athina nuk ka të drejtë që të shtrijë ujërat territoriale 12 milje detare, por vetëm 6.

Nderkaq presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan sot e “pagëzoi” si armik këdo që përpiqet të lëvizë kundër Turqisë.

Kushdo që me fjalë, vepra dhe qëndrim përpiqet të ndajë kombin tonë, të ndajë vendin tonë dhe të rrëzojë shtetin tonë, të dijë se ai është armiku më i madh i të gjithë neve“, tha ai, duke shtuar se ai ka shkatërruar lojërat e të gjithëve në rajon dhe tani po lëviz në përputhje me qëllimet e Ankarasë dhe jo në drejtimin që fuqitë e tjera dëshirojnë.

Një nga një i anulojmë këto skenarë dhe lojërat e tyre. Ne i kemi shkatërruar në Irak, në Siri, në Mesdhe, në Detin e Zi. Tani ky vend po lëviz në përputhje me qëllimet e tij dhe jo në drejtimin që të tjerët e shtyjnë atë” tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY