Kapet grupi i droges ne Itali, drejtohej nga 35 vjecari shqiptar

Ndaje

Gjatë një operacioni policor  në Itali, u arrestuan 9 persona, drejtues i te cileve dyshohet se eshte nje shqiptar.

Gjate aksionit u sekuestruan1.2 kilogramë kokainë dhe 15 000 Euro cash.

Hetimet për këtë grup nisën që në vitin 2019, kohë në të cilën, një përdorues kokaine, kishte kallëzuar se po kërcënohej nga shpërndarësit, për shkak të borxheve që kishte.

Koka e grupit, një 35-vjeçar shqiptar, ndihmohej nga një grua italiane me origjinë nga Fano.

Po përgjatë këtij operacioni rezultoi që shqiptari të kishte punësuar në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike edhe familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vëllezërit, të gjithë banues në Rimini, emra të njohur për policinë dhe përsëritës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje