‘SPAK të mos flejë mbi dosjen e mafias së plehrave’,PD kërkon llogari:...

‘SPAK të mos flejë mbi dosjen e mafias së plehrave’,PD kërkon llogari: Qeveria po braktis qytetarët për të paguar inceneratorët

73
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar diten e sotme, lidhur me pandemine duke u ndalur tek  pasojat qe pandemia ka lene tek qytetaret dhe sesa eshte punuar per ti ndihmuar ata.

Ish-deputetja Dhurata Cupi ka pyetur qeverine se deri ku eshte me paketat ndihme te qytetareve dhe te bizneseve. Ish-deputetja e akuzon kryeministrin Edi Rama se mes qytetarëve dhe inceneratorëve, ai  zgjedhur këtë biznes korruptiv për të hedhur aty 75 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

PD i ben thirrje dhe SPAK te mos ndaloje hetimet.

“75 milion euro janë marrë nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës dhe janë transferuar në parajsë fiskale, ku fshihen pronarët e kompanive fantazëm të inceneratorëve që nuk ekzistojnë.

Çfarë po bën qeveria në ikje në këtë situatë kaq kritike, që prek thuajse çdo derë shqiptare? Ka nxjerrë një paketë të tretë ekonomike? As që bëhet fjalë! Edi Rama refuzon ta bëjë!

Ka marrë vendim për të kompensuar shtresat në nevojë për përdorimin e maskave? As për këtë nuk shqipton asgjë kryeministri në ikje.

Ka vendosur fonde në dispozicion për të siguruar higjienë dhe kushte minimale sigurie në shkolla? As kjo nuk ka ndodhur! Asgjë që është në interesin e qytetarëve nuk ka ndodhur, edhe pse opozita i ka bërë gati planin e shpejtë të rimëkëmbjes, që i vjen në ndihmë çdo familje.

Vetëm me 1 firmë të vetme, u ka dhënë 2 milionë euro para pak ditësh inceneratorit të Tiranës dhe atij të Fierit. Kemi faktuar këto ditë me pamje se inceneratorët nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm vjedhja e tmerrshme që vazhdon t’u bëhet shqiptarëve.

Në këtë kohë të vështirë për njerëzit, 2 milionë euro janë shumë. Me to, mund të ishin siguruar maska për gjithë dimrin për 1 milionë shqiptarë (pensionistë, në ndihmë ekonomike, mësues, të papunë nga Covid-i’,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY