Lirohet sekseri që merrte nga 300 euro për provim në Universitetin e...

Lirohet sekseri që merrte nga 300 euro për provim në Universitetin e Korçës

53
0
Shares

Vendoset masa “arrest shtëpie” për Xhevi Dervishin, i akuzuar për ndërmjetësim midis studentëve e pedagogëve të Universitetit të Korçës kundreht rryshfetit.

Gjykata e Korçës ka marrë vendim për lehtësimin e masës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ndërsa mbetet i pandryshuar vendimi për pedagogun Dino i cili vazhdon të jetë në burg.

Sekseri Xhevi Dervishi dhe pedagogu Alket Dino u arrestuan në flagrancë nga Policia më 24 shtator 2020 pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin u merrnin para studentëve për t’ju dhënë provimet.

Sipas njoftimit të Policisë në atë kohë, pedagogu Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi janë kapur në afërsi të Fakultetit me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga studentët.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY