Zhduket 40 vjeçari nga Elbasani

Zhduket 40 vjeçari nga Elbasani

59
0
Shares

40-vjeçari, Rrapush Çeça nga Elbasani është zhdukur .

Mësohet se denoncimi i zhdukjes së të riut, banues në lagjen “Hekurudha”, është bërë nga vëllai i tij.

Çeça ka humbur kontaktet me familjarët prej mëngjesit të sotëm. Vëllai i 40-vjeçarit thotë që ai ka dalë nga banesa me automjetin me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve që po shkonte të kryente disa ekzaminime.

Pas verifikimit nga familjarët rezulton që Çeça nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.

Prej orësh, familjarët kanë kërkuar 40-vjeçarin e zhdukur por nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY