Meta: U shkel 5 Qershori, por do t’i jap edhe një mundësi...

Meta: U shkel 5 Qershori, por do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak

73
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren e Francës, Sh.S.Znj Christina Vasak, pasi kjo e fundit ka përfunduar misionin e saj në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se ka vlerësuar rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe për mbështetjen e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian.

Kreu i Shtetin, shton se në takim ka theksuar se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, sipasntij me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Megjithatë, Presidenti shton se do t’i japë edhe një mundësi të fundit Parlamentit me kërkesë të PPE.

“Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane”, shprehet Meta.

Theksova se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e mazhorancës së Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit.

Por unë do t’i jap edhe një mundësi të fundit Parlamentit njëpartiak për të respektuar Marrëveshjen pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane.

Shpreha besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshjes me Agjencinë Franceze të Zhvillimit (AFD), do t’i japë një shtysë të rëndësishme projekteve zhvillimore në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimin për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri”,-shtoi me tej Meta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY