Ish-deputeti: Inceneratori i Tiranës si skandali i Unazes së Re, Rama fsheh...

Ish-deputeti: Inceneratori i Tiranës si skandali i Unazes së Re, Rama fsheh përfituesin

119
0
Shares

Nje reagim te fundit per inceneratoret e ka dhene dhe ish-deputeti Agron Shehaj, i cili nuk harron ti përçojë mesazhe te qarta kryeministrit.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Shehaj shprehet se Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës?

Me tej ai pyet se kujt do t’i shkojë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?

“A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.

Fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.

Ju kujtohet tenderi i Unazës së Re?! Është e njëjta vjedhje! Afera e inceneritorit te Tiranës është si skandali i DH Albania. Rama fsheh pas kompanise quacke emrin e përfituesve”,-komenton Shehaj.

Inceneratoret ka qene tema e fundit e cila ka ndezur debate te forta mes PD dhe PS, ku eshte perfshire fuqishem dhe kryeministri Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY