Forca Detare me komandant të ri, Xhaçka zbulon emrin

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia do të jetë komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka  ka bërë me dije lajmin për emërimin e komandantit të ri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Xhaçka në postimin e saj i ka uruar suksese në detyrë teksa thekson se është besimplotë në vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizimit.

“Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar”, shkruan ministrja.

Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam…

Publiée par Olta Xhacka sur Jeudi 15 octobre 2020

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje