Basha akuza të forta në konferencë: Rama kërcen “pupthi” për t’u shmangur!...

Basha akuza të forta në konferencë: Rama kërcen “pupthi” për t’u shmangur! Përdor si “armë” gjobën

66
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha e ka akuzuar qeverinë si një gjobvënëse ndaj qytetarve, bizneseve dhe këdo vetëm e vetëm që mos marrë masa ekonomike që u vijnë në ndihmë shqiptarëve.

Basha thekson se kësaj radhe qeveria është fshehur pas maskave pasi më parë nxori blindat.

Gjatë deklaratës së tij, Basha hodhi akuza ndaj qeverisë duke deklaruar se zgjidhja e kryeministrit Edi Rama për pandeminë është vetëm gjoba, për qytetarët dhe bizneset.

Basha u shpreh se dje Rama konfirmoi se do e mbaj premtimin e dhënë në muajin maj për një paketë të tretë ekonomike ndërkohë që shtoi se shumë vende tashmë kanë gati edhe paketën e katërt.

Kreu i PD shtoi se tashmë është harruar edhe bonusi i premtuar për mjetë dhe infermierët përgjatë muajve të pandemisë, ndërkohë që bëri apel për zbatimin e planit me 5 pika të propozuar nga Partia Demokratike.

“Dje e dëgjuat me zë dhe e patë me figurë edhe njëherë premtimin e majit që do kishte edhe një paketë të tretë. Dje ai tha se nuk do ketë paketë të tretë. Gjobë për qytetarin, gjobë për biznesin. Kjo është strategjia e Ramës për të luftuar pandeminë. Njëherë nxjerr blindat për të luftuar Covid tani fshihet pas maskave që të mos ndërmarrë hapat që duhen. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me testimet më të ulëta. Prej Marsit kam kërkuar rritjen e testimeve. Sot i kërkoj të zbatojë planin me 5 pika edhe njëherë.  Kush mendon për familjet shqiptare.

Vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY