Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe/ Gazetari ngre dyshimet:...

Vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe/ Gazetari ngre dyshimet: Kush e vuri zjarrin?

161
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshimet lidhur me vonesën e gjetjes së të vrarëve për kanabisin në Malësinë e Madhe.

Artan Hoxha shkruan se raportoi ngjarjen ku mbetën të vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj që në momentin e parë, ndërsa shpreh habi përse policisë iu deshën 5 ditë për të mbërritur në vendin e krimit, të udhëzuar nga babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë.

“Çuditërisht” policisë iu deshën plot 5 ditë për të gjetur kufomat, sepse nuk shkonte të parcelat me kanabis. Ditën që policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit të dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi në vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash në “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e të vrarëve. Por për habi, ndërsa policia shkoi në skenën e krimit, në një zonë të pyllëzuar, përpara se të gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, që po digjte parcelën me kanabis.

Si është e mundur të kishte zjarr në një zone ku prej 3 ditësh binte shi?! Kur askush nuk e dinte, as ku ishin të vrarët dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vënë zjarrin kanabisit?! A shërbeu vonesa prej 5 ditësh për të gjetur të vrarët, si kohë e mjaftueshme për të asgjësuar parcelat me kanabis dhe për të fshire gjurmët nga vendi i krimit?!

Tashmë është e qartë, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj janë viktimat e para të kanabisit të kultivuar gjatë këtij viti. Urojmë sëpaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020. Me poshte, 3 foto, të shkrepura mesditën e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri që po digjte parcelën me kanabis, në momentin kur policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti dy të vrarët në Rrenzen e Grecajve”, shkruan Artan Hoxha.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY