Shoqëria Civile djeg maskat para kryeministrisë, i kërkon Kjy

Shoqëria Civile djeg maskat para kryeministrisë, i kërkon Kjy

38
0
Shares

Një protestë po zhvillohet pranë kryeministrisë  kundër vendimit për mbajtjen e maskës me detyrim e ndërkohë  policia ka shoqëruar 3 persona të Shoqërisë Civile.

Midis protestuesve që janë kundër maskave është edhe deputeti Kujtim Gjuzi, të cilit i është kërkuar të largohet nga tubimi.

Gjatë protestës avokati Altin Goxhaj u shpreh “Kjo është vrasje, kjo është vdekje. Kjo është faza e fundit e axhendës për shpopullimin e shqiptarëve. Kjo tani është ndarja, këtu merr fund. Maskat janë hapi i parë për të demonstruar nënshtrimin. Koncepti është që ajo maskë është fillimi, vazhdimi është ky.”

Personat e pranishëm në protestë kanë hedhur maskat e tyre në një kosh e i kanë djegur në shenjë proteste ndaj vendimit të ri të qeverisë.

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi vendimi i mbajtjes së detyrueshme  të maskave në çdo ambient, përvec shtëpisë,kafeneve e restoranteve. Gjoba për shkeljen e vendimit është 30 mijë lekë të vjetra që do të zbatohet në faturën e energjisë elektrike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY