OFL zbarkon në Vlorë, u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve...

OFL zbarkon në Vlorë, u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve për vepra të rënda penale

81
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit këtë të enjte ka zbarkuar në Vlorë dhe u ka kërkuar deklarimin e pasurisë tre të dënuarve.

Sipas OFL formulari u është dërguar Saimir Rrapaj, Fotaq Zahari, Bexhet Alliaj. Këta të fundit janë dënuar për vrasje, rrëmbim personi dhe për trafikim narkotikësh.

S.Rr., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

F.Z., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit me qëllim përfitimi”;

B.A., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY