Në pranga një 29-vjeçar, kapet ‘mat’ duke shpërndarë drogë në rrugët e...

Në pranga një 29-vjeçar, kapet ‘mat’ duke shpërndarë drogë në rrugët e Tiranës

97
0
Shares

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga 29-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike dhe 4 aparate celular.

“U be arrestimi në flagrancë i shtetasit:F. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi F. Z. merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në rrugën “Don Bosko”, duke ushtruar kontroll fizik ndaj tij, në banesën e tij dhe në një parking në afërsi. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 2.5 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza gati për shitje, një sasi kokaine, një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dy peshore elektronike dhe katër aparate celular”,-informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit F. Z., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY