I zhdukur prej 4 ditësh. Kush është vlonjati me precedentë penalë

I zhdukur prej 4 ditësh. Kush është vlonjati me precedentë penalë

70
0
Shares

Ermal Ngucaj, 40-vjeçari nga Lepenica e Vlorës prej 4 ditësh nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.

Familjarët kanë denoncuar sot zhdukjen e tij e janë shprehur që dyshojnë se bëhet fjalë për rrëmbim. Makina e 40-vjeçarit është gjetur në fshatin Mavrovë të Vlorës.

Por kush është Ermal Ngucaj?

Mësohet se Ngucaj është me precedent penal dhe se ka një vit që ka dalë nga burgu për shkak të një konflikti në të cilin u përfshi për një gurore në Lepenicë.

40 vjeçari u akuzua nga Paolo Durmishaj, 19-vjeçari nga fshati Kotë e Vlorës, se e kishte përplasur me makinë.

Në atë kohë Paulo Durmishaj rrëfeu se konflikti nga i cili mbeti i plagosur ndodhi për shkak të biznesit të gurores që vazhdonte prej 4 vitesh.

Me firmën e gurores familja e 19-vjeçarit ishte në konflikt prej vitesh dhe Durmishaj pretendonte se 40-vjeçari e kishte ndjekur e më pas përplasur me një mjet “Benz” me ngjyrë të bardhë, ndoshta pasi pronari i firmës e kishte dërguar për ta trembur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY