DETAJE/Grabitje, e të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

DETAJE/Grabitje, e të dehur në timon, 5 të arrestuar në Tiranë

64
0
Shares

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, tre prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Një shtetas nga Maroku është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje. Sipas policisë, 26-vjeçari me iniciale A.S u kap duke vjedhur një tjetër persona brenda ambienteve të një picerie në zonën e Bulevardit të ri. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet telefoni i vjedhur dhe 2 mjete prerëse (thika), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

-V. M., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

-A. Sh., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në ”Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. L., 33 vjeç, i cili, me vendimin penal të Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë dhe vendimin penal të Gjykatës Apelit Tiranë, është dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Maria Kraja”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY