VIDEO/Mediat greke nxjerrin pamjet: Si u kap skafi shqiptar me 2 milion...

VIDEO/Mediat greke nxjerrin pamjet: Si u kap skafi shqiptar me 2 milion euro drogë në Greqi

213
0
Shares

Kapja e një sasie të madhe droge me origjinë të dyshuar nga Shqipëria është një ndër lajmet kryesore në rubrikën e kronikës së zezë në mediat greke.

Siç raporton media greke Protothema, e cila ka publikuar edhe pamje të drogës së kapur, autoritetet kishin prej 6 ditësh informacion për skafin se e kanë pritur atë.

Fill pasi skafi është shfaqur në ujërat në fjalë, kanë ndërhyrë rojet bregdetare duke arrestuar një person me origjinë nga Shqipëria, i cili drejtonte mjetin.

Në të janë gjetur 1.1 ton lëndë narkotike e llojeve të ndryshme, e cila përllogaritet të ketë një vlerë rreth 2 milion euro në treg.

Nuk ka ende detaje në lidhje me gjeneralitetet e personit të arrestuar, si edhe vendin fiks nga ku mund të jetë nisur skafi në Shqipëri në drejtim të Greqisë.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY