Teliti i përgjigjet Ramës me shifra: Më kot krahasoheni me ne! Borxhi...

Teliti i përgjigjet Ramës me shifra: Më kot krahasoheni me ne! Borxhi u rrit 29 përqind nga viti 2014-2020

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama reagoi per here te pare sot lidhur me borxhin publik, duke dhene shifra sipas kendveshtrimit te tij.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përmes shifrave tregon mesataren e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë kurse e investimeve 70 miliardë lekë.

Ndër të tjera në postimin e tij ai thekson se në periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.

Por kesaj i eshte pergjigjur Dorian Teliti i cili i tregon se borxhi u rrit 29 përqind nga viti 2014-202 dhe nuk mund te krahasohet me qeverisjen e PD.

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie”,-shkruan Teliti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY