Shullazi kallëzon penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën

Shullazi kallëzon penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën

63
0
Shares

Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar ish-Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markun dhe ish-drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën.

Kallëzimi është bërë për shpërdorim detyre, për shkak të vendimeve të dhëna ndaj tyre për t’u futur ne regjimin 41 bis.

Ne, kallëzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar ne Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë. Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurise së lartë pranë Institucionit te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tirane.

Urdhërat e Ministrit të Drejtesise, janë ankimuar ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive. Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësise buron nga e drejta qe i jepet atij nga ligji nr.108/2018 “Për nje shtese ne Ligjin Nr.8328, date 16.041998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, (me ligjin Nr.81/2020, ne daten 25.06.2020, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin e ri “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, duke shfuqizuar ligjin e vjeter Nr.8328, date 16.04.1998).

Sipas ligjit te kohes kur kane dale Urdherat e Ministrit te Drejtesise, por edhe sipas ligjit te ri, ky i fundit vepron mbi kerkesen e arsyetuar e cila duhet t’i paraqitet Ministrit nga Drejtuesi i Prokurorise se Posacme.

Prokuroria e Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar eshte krijuar ne daten 19 Dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK jane betuar para Presidentit të Republikës se Shqiperise. Ne rastin e te dy Urdherave te Ministrit te Drejtesise, kerkesa dhe inicimi i procedures eshte bere nga Drejtuesja e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, e kallzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencen per te inicuar nje procedure te tille.

E kallzuara Donika Prela, e mbeshtet kerkesen e saj ne Udhezimin Nr.2, date 24.05.2019 te Prokurorit te Pergjithshem te Perkoheshem ne ate kohe, te kallzuares Arta Marku. E kallzuara Arta Marku, ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga ana e saj, ne shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ka nxjerre Udhezimin Nr.02, date 24.05.2019 “ Per zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posacem ne Burgun e Sigurise se Larte”, thuhen mes të tjerash në kallëzim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY